Aktualitet

Bilanc tragjik, shkon në 11 numri i viktimave nga tërmeti

26 Nëntor 2019, 09:16 Nga DOSJA
Bilanc tragjik, shkon në 11 numri i viktimave nga tërmeti

TIRANË- Është rritur numri i viktimave nga tërmeti që tronditi të gjithë Shqipërinë, duke shkuar në 11. Sipas informacioneve nga rrënojat janë nxjerr dhe dy trupa të tjerë nga rrënojat.

Dy viktimat e fundit janë nxjerr nga godina e shembur në Thumanë, por nuk kanë arritur që të dalin gjallë. Kështu bilanci i viktimave ka shkuar në 11, ndërkohë që raportohet se ka ende njerëz të bllokuar poshtë shtëpive të rrënuara.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 11 viktima nga termeti termet 26 nentor 2019 termet ne shijak 11 viktima nga termeti termet 26 nentor 2019 termet ne shijak

Sondazh

Poll