Tërmeti shkund Shqipërinë, KLGJ: Janë anuluar të gjitha gjyqet
26 Nëntor 2019, 09:09Nga DOSJA
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar sot se për shkak të tërmetit do të anulohen të gjitha gjyqet në qytetet e prekura. Sipas njoftimit të bërë nga KLGJ, proceset gjyqësore do të rifillojnë deri në momentin kur autoritetet do konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave.
“Për shkak të situatës së krijuar si rrjedhojë e lëkundjeve sizmike, duke patur prioritet kryesor sigurinë e qytetarëve dhe të personelit të gjykatave, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat që ndodhen në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Laç, deri sa autoritetet kompetente të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave respektive. Këshilli i Lartë Gjyqësor do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e gjykatave për çdo zhvillim të mëtejshëm”, shkruhet në njoftim.
Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Shqipëri–Rëndohet bilanci i viktimave. Nga tërmeti i fortë i cili goditit Shqipërinë në orët e para të mëngjesit ka shkuar në 9 numri i viktimave.Mësohet se jan...
DURRËS-Si pasojë e tërmetit të fortë që goditi ditën e sotme Shqipërinë kanë humbur jetën 7 persona dhe raportohet për dhjetëra të lënduar.Në një video të ...
Durrës– Lajme të mira po vijnë pas tërmetit të madh që shkundi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në Thumanë është nxjerrë gjallë nga rrënojat një...
TIRANË- Ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka, ka dalë sot në një deklaratë urgjente për mediat ku ka bërë të ditur numrin e viktimave nga tërmeti. Në m...
TIRANË- Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj është shprehur se sot në këtë spital kanë marrë mjekim më shumë se 180 persona në këtë institucion. S...
Tiranë-Tërmeti që shkundi në orët e para të mëngjesit Shqipërinë ka shkaktuar shumë dëmtime dhe deri më tani raportohen 7 viktima. Por në Durrës është dëmtuar...
Tiranë- Për tërmetin i cili shkundi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në një njoftim, ku bën thirrje që banorëve që të qëndrojn...
DURRËS– Viktima dhe dëme të mëdha janë shkaktuar nga tërmeti 6.4 ballë që lëkundi Shqipërinë, ditën e sotme.Burime nga policia bënë me dije nga ndërh...