Xhaçka konfirmon numrin e viktimave nga tërmeti: Janë 7 të vdekur, jemi të gjithë në terren (VD)
26 Nëntor 2019, 08:46Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka, ka dalë sot në një deklaratë urgjente për mediat ku ka bërë të ditur numrin e viktimave nga tërmeti. Në mënyrë zyrtare Xhaçka tha se deri tani janë 7 viktima.
Më tej shtoi se forcat zjarrëfikëse në të gjithë qarqet janë nisur drejt Durrësit dhe janë mbi 1000 efektivë në gatishmëri dhe qindra personel mjekësor
PJESË NGA DEKLARATA
Goditja kryesore e tërmetit kishte epiqendër në Durrës. Prej atij momenti janë shënuar mbi 100 goditje sekondare. Durrësi dhe Thumbana janë qytetet e goditura më rëndë. Rrezikohen jo vetëm banorët por edhe forcat e kërkim shpëtimit. Forcat zjarrëfikëse në të gjithë qarqet janë nisur drejt Durrësit dhe janë mbi 1000 efektivë në gatishmëri dhe qindra personel mjekësor. Çdo vend do ta kishte të ëvshtirë që ta përballonte i vetëm. Po mbërrijnë grupe të specializuara nga aleatët bashkë me BE-në. Është shumë e rëndësishme që dëmtimet të verifikohen dhe të bëhet një prognozë e saktë. Mësimi sot në të gjitha shkollat do të jetë i pezulluar edhe nesër. Është një mundësi që familja të mblidhet së bashkë, studentët të rikthehen në familjet e tyre. Për një pasqyrë paraprake të situatës rezultojnë se deri tani janë 135 të lënduar. 200 të shtruar në Durrës dhe 60 në QSUT. Janë konfirmuar 7 viktima dhe mendohet se ka ende qytetarë të tjerë në rrënojat e Durrësit. Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’i shërbyer. Do t’ju mbajmë të informuar.
Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj është shprehur se sot në këtë spital kanë marrë mjekim më shumë se 180 persona në këtë institucion. S...
Tiranë-Tërmeti që shkundi në orët e para të mëngjesit Shqipërinë ka shkaktuar shumë dëmtime dhe deri më tani raportohen 7 viktima. Por në Durrës është dëmtuar...
Tiranë- Për tërmetin i cili shkundi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në një njoftim, ku bën thirrje që banorëve që të qëndrojn...
DURRËS– Viktima dhe dëme të mëdha janë shkaktuar nga tërmeti 6.4 ballë që lëkundi Shqipërinë, ditën e sotme.Burime nga policia bënë me dije nga ndërh...
THUMANË– Kristian Preçi është një prej personave që ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e tëmretit të fuqishqëm. Ka qenë gazetarja Arana Loce e ...
Tiranë- Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit pranë kryeministrit Edi Rama ka reaguar për tërmetine fortë që goditit në orët e para të mëngjesit vendin.Me anë të...
SHQIPERI- Kryeministri Edi Rama njofton se Shqipëria po ndihmohet me avion nga Italia, Franca, Turqia dhe Greqia. Në rrjetet sociale, Rama shkruan se edhe ambas...
TIRANË– Orët e para të mëngjesit Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitutë 6.4, ku për pasojë u shembën ndërtesa duke lënë njerëz të bllokuar ...