Aktualitet

Drejtori Traumës jep detaje për të plagosurit: Tre janë në gjendje të rëndë, një është operuar

26 Nëntor 2019, 08:38 Nga DOSJA
Drejtori Traumës jep detaje për të plagosurit: Tre janë

TIRANË- Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj është shprehur se sot në këtë spital kanë marrë mjekim më shumë se 180 persona në këtë institucion. Sipas tij kanë qenë 3 persona të dëmtuara rëndë dhe 1 prej tyre është operuar.

Një pacient është operuar, nuk e themi dot që është jashtë rrezikut për jetën. Kanë mbërritur pacient, nuk mund të japin informacione kaq të detajuara pasi tani kanë mbërritur”, u shpreh Zeneli.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben zenelaj spitali i traumes termet 26 nentor 2019 termet ne shijak arben zenelaj spitali i traumes termet 26 nentor 2019 termet ne shijak

Sondazh

Poll