Aktualitet

Kërkoni ndihmë! Të mbetur nën rrënoja apo në mes të katër rrugëve, ja numrat që mund t’ju shpëtojnë jetë nëse i

26 Nëntor 2019, 07:37 Nga DOSJA
Kërkoni ndihmë! Të mbetur nën rrënoja apo në mes

SHQIPËRI– Numri që mund të telefononi nëse keni mbetur të lënduar, të pastrehë apo edhe nënë gërmadhat e banesave të shembura nga tërmti është 112. Mos ngurroni të telefononi këtë numër emergjence për t’ju ardhur në ndihmë për çfarëdolloj nevoje.

Gjithashtu respektoni udhëzimet që duhen njekur në raste tërmeti dhe mbani afër të moshuarit e fëmijët.

Nga ana tjetër duhet të dini që Bashkia Tiranë ka hapur disa palestra që mund të shërbejnë si strehim provizor për të gjithë ata që kanë mbetur në mes të katër rrugve si pasojë e tërmetit.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani bilanci total i viktmave është raportuar pesë. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet numri i emergjencave termet i forte ne shqiperi numri i emergjencave termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll