Sport

Nike do të mbetet furnizuesi i pajisjeve sportive edhe për Francën…

FFF do të rinovojë kontratën me prodhuesin amerikan të pajisjeve Nike, e cila pasi i ka vjedhur kombëtaren gjermane konkurrentit të saj ‘Adidas’, po forcon më tej pozitën e saj në futboll.

1 Maj 2024, 08:30 Nga DOSJA

Nike do të mbetet furnizuesi i pajisjeve sportive edhe për

FRANCE - Federata Franceze e Futbollit (FFF) do të vazhdojë partneritetin e saj me Nike për paisjen e saj me materiale sportive.

Një komitet i jashtëzakonshëm ekzekutiv i FFF, siç zbulohet nga  ‘L'Équipe’ të hënën, është mbajtur mbrëmjen e kësaj të marte me video-konferencë. Philippe Diallo, presidenti i organit, mblodhi qeverinë e tij për ta shpallur vendimin.

Kjo kontratë, e cila do të zgjasë deri në vitin 2034, por shuma e së cilës nuk është bërë e ditur, është shumë e lartë, shumë përtej asaj aktuale që sjell nga 40 deri në 50 milionë euro në vit në varësi të burimeve.

Adidas u mposht nga Nike, sa i përket kombëtares gjermane, ku prodhuesi amerikan i pajisjeve duhet të paguajë afro 100 milionë euro në vit midis 2027 dhe 2034 (një rekord botëror për një përzgjedhje). Detajet e marrëveshjes mbeten për t'u finalizuar, por shuma mund të jetë afër asaj të paguar për Gjermaninë.

"Në 15 vjet partneritet midis Nike dhe FFF, ne jemi krenarë për atë që kemi arritur së bashku,-  reagoi prodhuesi i pajisjeve të martën në mbrëmje.

Ne mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë për të shërbyer si një katalizator për rritje dhe investim në futbollin amator në Francë, duke përshpejtuar rritjen e futbollit të femrave në të gjitha nivelet dhe duke përforcuar më tej FFF-në si një performancë dhe stil ikonë ndërkombëtare”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll