Sport

Ancelotti: "Kemi pasur momente të këqija, por kualifikimi është ende i hapur"

Trajneri italian: “Kemi vuajtur më shumë në pjesën e parë edhe nëse golat kanë ardhur në të dytën”

1 Maj 2024, 07:30 Nga DOSJA

Ancelotti: "Kemi pasur momente të këqija, por kualifikimi

GJERMANI - Carlo Ancelotti, është shprehur jo plotësisht i kënaqur me Real Madridin, pas barazimit 2-2 ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League:

“Kualifikimi mbetet i hapur, kaluam momente të këqija në fillim, por kishim më shumë energji se ata të rimarrin rezultatin”.

Duke folur për ‘Mediaset’, trajneri italian shpjegon se çfarë shkoi keq sidomos në pjesën e parë të ndeshjes: “Nuk u vlerësua mirë fakti i fillimit me një qendër graviteti kaq të ulët, ishim pasivë në mbrojtje. Ne vuajtëm më shumë në pjesën e parë edhe pse shënuam dy golat në pjesën e dytë”.

Së fundi, për krahasimin mes Vinicius dhe Cristiano Ronaldos: "Cristiano bëri histori për Realin, Vinicius po e bën atë tani. Dy talente të mëdhenj, por lojtarë të ndryshëm".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll