Sport

Tuchel, i mërzitur: “Nuk ishim mjaftueshëm efektivë, kualifikimi mbetet 50 me 50!”

Pas barazimit në shtëpi (2-2) ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, shpreh keqardhje për mungesën e realizmit të skuadrës së tij. Por ai vlerëson se mbetet “50-50” për kualifikim.

1 Maj 2024, 08:00 Nga DOSJA

Tuchel, i mërzitur: “Nuk ishim mjaftueshëm efektivë,

GJERMANI - Thomas Tuchel, trajneri i Bayern Munichut, pas barazimit 2-2 kundër Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, është shprehur i mërzitur për shpërdorimin e rasteve nga skuadra e tij. 

“Rezultati është ai që është dhe nuk ka kuptim të shpenzosh kohë për të menduar për të. Shënuan dy gola me vetëm dy raste, Reali tashmë e ka bërë. Nuk jemi skuadra e parë që e pësojmë këtë dhe madrilenët kanë cilësitë për këtë.

E nisëm me forcë ndeshjen, më pas humbëm pak ritmin. Në 2-1 patëm mundësitë për të shënuar gol të tretë dhe për të rritur avantazhin tonë, por nuk ishim aq efikas, as gjakftohtë. Dhe ne më pas u ofruam atyre një penallti (transformuar nga Vinicius Junior, 83'). 

Tani gjithçka do të vendoset në Madrid dhe ne jemi gati të luftojmë. Është e rëndësishme të besosh se gjithçka është e mundur. Është 50-50. ‘Santiago Bernabeu’ është një nga vendet më të vështira për t'u fituar, por kjo është ajo që e bën këtë sfidë emocionuese!”

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll