Sport

Barça nuk dëshiron të përsëritet 'skenari' si me Pedrin, edhe me Yamal dhe Cubarsi…

Klubi ka një marrëveshje me Federatën Spanjole që të rinjtë të mos jenë të pranishëm në Lojërat Olimpike, nëse luajnë një rol aktiv në Kampionatin Evropian.

30 Prill 2024, 18:28 Nga DOSJA

Barça nuk dëshiron të përsëritet 'skenari'

SPANJE - Barcelona ka një pakt me Federatën Spanjole për të mbrojtur gjendjen fizike të Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi, talente të rinj në klubin katalanas.

Sipas gazetës ‘Sport’, pjesëmarrja e dy sportistëve në Lojërat Olimpike të Parisit do të varet nga koha e tyre në Kampionatin Evropian të Gjermanisë.

Domethënë, Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi, do të luajnë në Lojërat Olimpike vetëm nëse luajnë pak në garën e pare gjermane.

Barcelona nuk dëshiron të përsëritet situata e Pedriut, i cili në 2020/21 ka luajtur 72 ndeshje, mes klubeve dhe kombëtareve. Që atëherë ai është ndalur tetë herë për shkak të problemeve fizike të pësuara gjatë kësaj kohe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll