Sport

“Euro 2024”/ Trajneri Spalletti fton katër ‘ikona’ në kampin stërvitor të Italisë…

Del Piero, Totti, Baggio dhe Antognoni, mund të jenë të pranishëm në përgatitjen për fazën finale të Kampionatit Evropian

30 Prill 2024, 18:14 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Trajneri Spalletti fton katër ‘ikona’
Francesco Totti dhe Alessandro Del Piero, dy legjenda të ekipit transalpin

ITALI - Luciano Spalletti, trajneri italian, zbuloi se do të ftojë katër ish-lojtarë të skuadrës ‘Azzurra’, numrat ‘10’ historikë, për të qenë të pranishëm në fazën përgatitore për “Euro 2024”.

“Roberto Baggio, Del Piero, Totti dhe Antognoni… Imagjinoni sikur të ishin në disa seanca stërvitore me ne, imagjinoni motivimin e madh që do t'u jepnin lojtarëve. Do të ishte një motiv i madh për lojtarët e mi.

Ftesa zyrtare do të bëhet nga Federata Italiane së shpejti, shpresoj t'i shohim në kampin stërvitor në Coverciano”,- tha ish-trajneri i Napolit. Në mesin e këtyre katër ish-lojtarëve, vetëm Baggio nuk është kampion bote, status të cilin e arritën Del Piero, Totti (të dy në 2006) dhe Giancarlo Antognoni (1982).

Për sa i përket fazës finale të Kampionatit Europian, ku skuadra transalpine do të përballet në fazën e grupeve me Kroacinë, Spanjën dhe Shqipërinë, Spalletti e vendos shiritin lart.

“Euro 2024”/ Trajneri Spalletti fton katër ‘ikona’

“Ne nuk kemi frikë nga askush, sepse veshja e fanelës së këtij vendi është diçka shumë e veçantë. Lojtarët do të duhet të japin gjithçka, jo vetëm gjatë dy orëve të stërvitjes, por në 22 orët e mbetura do të duhet të sillen në mënyrë të denjë për fanelën e Azzurre”, paralajmëroi trajneri Spalleti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll