Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në “Allianz Arena”, ndahet në paqe Bayern Munich - Real Madridi!

Ky barazim lë gjithçka të hapur për takimin e kthimit në në Bernabeu nga ku do të dalë finalisti i parë i Champions League.

30 Prill 2024, 22:52 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues në “Allianz Arena”, ndahet në paqe

GJERMANI – Nuk ka fitues në “Alianz Arena” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League mes dy gjigandëve të Europës, Bayern Munich dhe Real Madrid. Eshtë pikërisht skuadra e Ancelotit ajo që kalon në avantazh që në minutën e 24-të pas një asisti spektakolarë të Toni Kroos.

Me shifrat 0-1 u mbyllën 45 minutat e para duke treguar një trend dominimi të spanjollëve. Por shumë shpejt gjithçka ndryshon dhe përmbyset brenda 5 minutave në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 53-të është Sane që depërton në zonën madrilène duke shënuar një gol mjaft të bukur.

Ende pa u qetësuar entuzjazmi i barazimit dhe rikthimit në lojës së  të vendasve, Bayerni fiton një penallti në minutën e 57-të e cila shndërrohet në gol nga Herry Kane duke kaluar skuadrën e Tuchel në avantazh.

Një epërsi që solli edhe lirshmërinë e qarkullimit të topit dhe kontrollit të lojës nga gjermanët, por Reali duket sikur nuk dorëzohet kurrë. Në minutën e 83-të sërish nga pika e bardhë e penalltisë Vinicius Jr shënon golin e dytë për madrilenët dhe të barazimit, rezultat që mbeti i tillë deri në përfundim të takimit duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit pas një jave në “Bernabeu” nga ku do të dalë finalisti i parë i Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll