Sport

VIDEO / Reali i Madridit mbyll në avantazh 45 minutat në Munich!

Spanjollët ndëshkuan bavarezët nëpërmjet një goli të Vinicius Junior që nuk fali përballë Neuer duke shfrytëzuar në maksimum një asist inteligjent të Toni Kroos.

30 Prill 2024, 21:51 Nga DOSJA
VIDEO / Reali i Madridit mbyll në avantazh 45 minutat në Munich!

GJERMANI - Është mbyllur me rezultatin 0-1 përballja mes Bayern Munchen dhe Real Madrid, sfidë e cila po luhet në Allianz Arena (Munich).

Në minutën e 24' Real Madrid gjen golin dhe zhbllokon gjysmëfinalen e parë të Champions League në Allianz Arena. Spanjollët ndëshkuan bavarezët nëpërmjet një goli të Vinicius Junior që nuk fali përballë Neuer duke shfrytëzuar në maksimum një asist inteligjent të Toni Kroos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll