VIDEO / Bayerni përmbys gjithçka, ngrin buzëqeshja e madrilenëve!
Bavarezët përmbysin brenda pesë minutave avantazhin e Realit falë golave të Sane dhe Kane!
30 Prill 2024, 22:27Nga DOSJA
GJERMANI - Është mbyllur me rezultatin 0-1 përballja mes Bayern Munchen dhe Real Madrid, sfidë e cila po luhet në Allianz Arena (Munich).
Në minutën e 24' Real Madrid gjen golin dhe zhbllokon gjysmëfinalen e parë të Champions League në Allianz Arena. Spanjollët ndëshkuan bavarezët nëpërmjet një goli të Vinicius Junior që nuk fali përballë Neuer duke shfrytëzuar në maksimum një asist inteligjent të Toni Kroos.
Ndërkohë me fillimin e së dytës Sane arriti të gjejë të papërgatitur mborjtjen dhe Lunin për të shënuar një supergol në minutën e 53-të.
Pesë minuta më pas një penallti e shndërruar në gol e Herry Kane sjell festën e madhe në “Alianz Arena”, dhe avantazhin e bavarezëve.