Sport

Mesfushori i Herthas rrihet brutalisht në një lokal nate në Berlin: lojtari i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në fytyrë…

Aymen Barkok ka mbetur me dëmtime në fytyrë

30 Prill 2024, 17:40 Nga DOSJA

Mesfushori i Herthas rrihet brutalisht në një lokal nate në

GJERMANI - Aymen Barkok, mesfushori i Hertha Berlin, u sulmua në një lokal në kryeqytetin gjerman dhe iu desh të operohej për shkak të dëmtimeve në fytyrë. Njoftimi është bërë këtë të hënë nga klubi i ligës së dytë gjerman, i cili shton se ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar mirë.

"Ne ishim të tmerruar kur mësuam dje (të dielën) se Aymen Barkok u sulmua fizikisht në një bar në Berlin të shtunën mbrëma dhe duhej të shtrohej në spital me dëmtime në fytyrë.

Aymen iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm, por nuk do të jetë i disponueshëm për momentin. Shërim të shpejtë, Aymen, ne po mendojmë për ty”,- ka shkruar Hertha Berlin në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll