Sport

Nga yll në problem: Lewandowski refuzon arabët dhe i kushton Barçës 32 milionë!...

Kontrata për sulmuesin polak, i cili feston ditëlindjen e tij të 36-të në gusht, parashikon rritje rroge nga 30 qershori.

30 Prill 2024, 17:29 Nga DOSJA

Nga yll në problem: Lewandowski refuzon arabët dhe i kushton

SPANJE - Me vazhdimësinë e Xavit të siguruar, Barcelona ka nisur të llogarisë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe sipas gazetës 'AS', Robert Lewandowski mund të bëhet problem.

Polaku, i cili mbush 36 vjeç në gusht, mbërriti në Katalonjë dy sezone më parë, nga Bayern Munich dhe ishte vendimtar në fitimin e La Ligës sezonin e kaluar. Por këtë sezon ai tregoi një paraqitje med luhatje dhe i kanë mbetur edhe dy vite kontratë.

Dhe kjo kontratë parashikon që nga sezoni i ardhshëm sulmuesi të fitojë 32 milionë euro bruto (16 milionë të pastër), duke krijuar një problem. Sipas ‘AS’, ka nga ata që brenda ‘Blaugranëve’ mendojnë se shpenzimi nuk ia vlen dhe se largimi i tij mund të lejojë marrjen e përforcimeve për skuadrën.

Por Lewandowski, shton e njëjta gazetë, nuk dëshiron të largohet nga elita evropiane dhe nuk joshet nga kampionate të tjera, si Liga Saudite, e cila mund t'i ofrojë atij një pagë të barabartë ose më të lartë. Ndërkombëtari polak beson se ai ka aftësitë për të performuar në nivelin më të lartë në Katalonjë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll