Politike

Rama flet për goditjen e krimit/ Rakip Suli bëhet fotografi i kryeministrit,veprimet e kreut të bashkisë nga salla (FOTO)

25 Nëntor 2019, 11:21 Nga DOSJA
Rama flet për goditjen e krimit/ Rakip Suli bëhet fotografi i

TIRANE- Kryeministri Edi Rama prezantoi në ambientet e ArTurbinës, paketën speciale Anti-KÇK, ku në fokus do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe pasurive të tyre, duke përfshirë këtu edhe kriminelë të rrezikshëm, të cilët përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, kanë mundur që t’i shpëtojnë drejtësisë.

Por teksa Rama po mbante aty një fjalim të gjatë nuk munguan edhe disa lëvizje ‘surprisë’ të kreut të bashkisë së Kamzës, Rakip Sulit.  Ky i fundit u shfaq i fokusuar tek telefoni dhe nuk mungojnë edhe disa shkrepje për kryeministrin Edi Rama.

 

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.

(J.v;f.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama prezantohet paketa per kçk rakip suli edi rama prezantohet paketa per kçk rakip suli

Sondazh

Poll