Politike

“Të veprojë njësoj me të gjithë", Balliu: Veliaj gabon, makina ime nuk ka kushtuar 100 mijë euro, policia bëri mirë që më gjobiti

Ish-deputeti demokrat thotë se edhe gjoba e marrë nga policia për shkak të parkimit para godinës së SPAK, ishte i drejtë, por se e njëjta linjë duhet të ndiqej për të gjithë.

30 Prill 2024, 11:31 Nga M.B

 

“Të veprojë njësoj me të gjithë",
Makinat e Klevis Balliut dhe makina e Erion Veliajt

TIRANA- Kordinatori Rajonal për Tiranën, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në momentin që po hynte në godinën e SPAK lidhur me çmimin e makinës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balliu tha se deklarata e Veliajt se makina e tij kushtonte 100 mijë euro, është e pavërtetë, pasi vlera reale e automjetit është shumë më e ulët.

Ish-deputeti demokrat thotë se edhe gjoba e marrë nga policia për shkak të parkimit para godinës së SPAK, ishte i drejtë, por se e njëjta linjë duhet të ndiqej për të gjithë.

Postimi i plotë i Balliut:

Një shpjegim për lal-hajdutin, të vetmin sovjetik italian Karlo Bolino si dhe Çorape-Bazen. Makina ime nuk kushton 100.000 euro madje ua shes për 11.000 mijë, sepse afro 13.000 mijë euro e kam blerë.

Së dyti, policia ka bërë shumë mirë që më ka gjobitur sot, sepse e kisha parkuar makinën gabim. Por policia nuk bën mirë që njëlloj siç më gjobiti mua e shumë qytetarë të tjerë sot, nuk vepron njëlloj dhe me “Lepurushin me Morra”, që dikur këndonte artisti i paparë Kastro Zizo.

 

erion veliaj ne spak

Sondazh

Poll