Politike

"I ulur në vendin e policit", u paraqit një orë më herët në SPAK, Veliaj lihet në pritje

Po ashtu bëhet me dije se Veliaj është lënë në pritje teksa ndodhet te hyrja e SPAK dhe është ulur te vendi i policit.

30 Prill 2024, 09:39 Nga M.B
"I ulur në vendin e policit", u paraqit një orë më
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.  Mësohet se Veliaj është paraqitur në SPAK një orë më herët. Po ashtu bëhet me dije se Veliaj është lënë në pritje teksa ndodhet te hyrja e SPAK dhe është ulur te vendi i policit.

Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Raportohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët.

 

erion veliaj

Sondazh

Poll