Politike

U la në pritje pasi u paraqit një orë më herët, Veliaj ngjitet për t'u marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK

Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK.

30 Prill 2024, 09:50 Nga M.B
U la në pritje pasi u paraqit një orë më herët, Veliaj
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.  Mësohet se Veliaj është paraqitur në SPAK një orë më herët dhe është lënë në pritje teksa ndodhej te hyrja e SPAK dhe ulur te vendi i policit. Tashmë bëhet me dije se Veliaj është ngjitur lart në ambientet e SPAK ku pritet të merret në pyetje.

Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Raportohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët.

 

erion veliaj ne spak

Sondazh

Poll