Politike

FOTO/ Parkoi para ambienteve të SPAK dhe shoqëroi me thirrje Veliajn, policia gjobit makinën e Klevis Balliut

Mesa duket automjeti i tij 'Mercedes Benz', i lënë pak metra larg godinës së SPAK, është gjobitur nga Policia Rrugore për parkim të gabuar.

30 Prill 2024, 10:45 Nga M.B
FOTO/ Parkoi para ambienteve të SPAK dhe shoqëroi me thirrje Veliajn,
Makina e Klevis Balliut

TIRANA- Disa mbështetës të opozitës mbërritën që herët pranë ambienteve të SPAK, pasi u konfirmua se kryebashkiaku Erion Veliaj do paraqitej për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ish-deputeti Klevis Balliu ishte në mesin e tyre. Mesa duket automjeti i tij 'Mercedes Benz', i lënë pak metra larg godinës së SPAK, është gjobitur nga Policia Rrugore për parkim të gabuar.

Mbështetësit e PD-së së bashku me Balliun sulmuan Velijn teksa i drejtohej SPAK duke e quajtur “hajdut”, por ai u përgjigj duke iu drejtuar ish-deputetit të PD-së: “Thuaja Fahriut me 100 mijë euro makinë”.

Mësohet se Veliaj është paraqitur në SPAK një orë më herët dhe është lënë në pritje teksa ndodhej te hyrja e SPAK dhe ulur te vendi i policit. Tashmë bëhet me dije se Veliaj është ngjitur lart në ambientet e SPAK ku pritet të merret në pyetje.

Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Raportohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët.

 

 

erion veliaj ne spak

Sondazh

Poll