Politike

Veliaj në SPAK/ Përplaset me ish-deputetin e PD-së në ambientet e jashtme

Përpara se të futej në ambientet e SPAK, Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.

30 Prill 2024, 09:08 Nga M.B
Veliaj në SPAK/ Përplaset me ish-deputetin e PD-së në
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Përpara se të futej në ambientet e SPAK, Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.

“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet duke iu drejtuar Erion Veliaj.

Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë. Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Raportohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët.

erjon veliaj ne spak

Sondazh

Poll