Politike

VIDEO/ “O hajdut! Do japësh llogari!” Veliaj në SPAK, qytetarët dhe përfaqësuesit e PD: Aty e ke vendin!

Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës shoqëruar nga qytetarë dhe mbështetës të PD-së, të cilë nuk i kanë kursyer thirrjet ndaj Veliajt

30 Prill 2024, 09:29 Nga M.B
VIDEO/  “O hajdut! Do japësh llogari!” Veliaj në SPAK,
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Përpara se të futej në ambientet e SPAK, Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës shoqëruar nga qytetarë dhe mbështetës të PD-së, të cilë nuk i kanë kursyer thirrjet ndaj Veliajt

"O hajdut, do japësh llorri, aty e ke vendin", janë disa nga thirrjet.

“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet nga ana tjetër duke iu drejtuar Erion Veliaj ish-deputeti Balliu.

Erion Veliaj është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje aferën me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët.

 

 

erion veliaj ne spak

Sondazh

Poll