Sport

Ish-trajneri Spanjës, pritet të marrë në dorë frenat e Milanit!

Milani është lidhur me një listë të gjatë të kandidatëve të mundshëm për të zëvendësuar Piolin.

28 Prill 2024, 00:46 Nga DOSJA
Ish-trajneri Spanjës, pritet të marrë në dorë frenat e

ITALI - Julen Lopetegui thuhet se ka bindur Milanin se ai është njeriu i duhur për të marrë drejtimin nga Stefano Pioli dhe pronari Gerry Cardinale ka dhënë dritën jeshile për një lëvizje të spanjollit.

Kuqezinjtë janë gati të largojnë Piolin pas pesë vitesh në krye, të frustruar me punën e dobët të skuadrës në Champions League dhe Europa League këtë sezon. Në Serie A, pjesa e parë e sezonit ishte e vështirë, por gjërat kanë qenë më pozitive që nga Krishtlindjet e deri më tani.

Milani është lidhur me një listë të gjatë të kandidatëve të mundshëm për të zëvendësuar Piolin përpara sezonit të ardhshëm, me opsione që përfshijnë Lopetegui, Thiago Motta, Mark van Bommel, Paulo Fonseca, Francesco Farioli dhe Domenico Tedesco.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll