Sport

Fituesi i trofeut ‘Puskás 2015’ gati ta shesi çmimin, për të krijuar një kompani lojërash

Wendell Lira shprehet se do të mendojë këtë çështje, nëse do t’i arrijë një propozim prej 2 milionë realësh brazilianë, rreth 400 mijë euro.

27 Prill 2024, 19:00 Nga DOSJA

Fituesi i trofeut ‘Puskás 2015’ gati ta shesi çmimin,

BRAZIL - Askush nuk e priste këtë. Braziliani Wendell Lira, ish-futbollist i skuadrës së Sportingut, kohët e fundit pranoi gjatë një interviste në një kanal në YouTube, se ai është i gatshëm të shesë trofeun ‘Puskás 2015’, në këmbim të një shume të mirë parash që do t’i lejojnë atij të krijojë kompaninë e tij të lojërave në Goiania, ku jeton.

“Mendoj se do ta shes më vonë”,- nisi duke thënë ish-lojtari, duke vazhduar: “Është një çmim që Messi ndoshta nuk do ta ketë.

Emri im është tashmë në histori, kështu që nëse do të shfaqet një propozim, do ta vendosim atë në ankand dhe do të fitoj 2 milionë reais (rreth 400 mijë euro në konvertimin actual), pse jo (nga ato para) do të merrja nja 500 mijë reai dhe do të krijoja institutin tim të lojërave në Gojania…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Prill 2024, 16:00

De Ligt dëshiron të kthehet te Ajax

GJERMANI - Matthijs de Ligt (24) i mungon Ajax. Qendërmbrojtësi i fortë holandez i Bayern Munichut dëshiron të lu...