Sport

VIDEO / Trajneri i Fulhamit, i “dhuron” 5 minuta Brojës!

Në përballjet e tjera, Newcastle shkatërroi 5-1 Sheffield United, ndërkohë që Wolvesi mposhti 2-1 Lutonin.

27 Prill 2024, 19:57 Nga DOSJA
VIDEO / Trajneri i Fulhamit, i “dhuron” 5 minuta Brojës!

ITALI - Barazim 1-1 në Manchester United-Burnley, me skuadrën udhëtuese që siguroi në “Old Trafford” një pikë shpresë për mbijetesën. Aro Muric zhvilloi një tjetër performancë pozitive mes shtyllave të Burnleyt.

Braziliani Antony kaloi “Djajtë e Kuq” në avantazh 11 minuta përpara fundit, por Burnley evitoi humbjen falë një penalltie të akorduar nga VAR-i. Që u ekzekutua saktë nga Zeki Amdouni (87’).

I njëjti rezultat u regjistrua edhe në duelin Fulham-Crystal Palace, me Armando Brojën që u fut në fushë vetëm në minutën e 85’ nga trajneri Marco Silva. Në përballjet e tjera, Newcastle shkatërroi 5-1 Sheffield United, ndërkohë që Wolvesi mposhti 2-1 Lutonin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll