Sport

VIDEO / Lazio fiton minimalisht me Veronën në shtëpi!

Humbja e vetme në kampionat nën drejtimin e kroatit mbetet ajo në derbi ndaj Romës.

28 Prill 2024, 00:37 Nga DOSJA
VIDEO / Lazio fiton minimalisht me Veronën në shtëpi!

ITALI - Lazio fitoi minimalisht me Veronën në “Olimpico” në javën e 34-t të Serisë A dhe ngjitet në vendin e gjashtë me 55 pikë, tri më pak se Roma, vendi i fundit i kampionatit italian që luan në Champions sezonin e ardhshëm.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Zaccagni në minutën e 72-të, i asistuar nga Luis Alberto. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Lazios në Serinë A, e katërta në pesë ndeshje me trajnerin Tudor në stol. Humbja e vetme në kampionat nën drejtimin e kroatit mbetet ajo në derbi ndaj Romës.

B.T. (Dosja.al)

Sondazh

Poll