Sport

VIDEO / Plas tek Liverpool, zbulohet krisja mes Klopp dhe Salah!

Pas përfundimit të ndeshjes, Salah kaloi në zonën e intervistës së shpejtë. Ndonëse nuk ka bërë asnjë deklaratë për gazetarët për atë që ishte ndodhur, sulmuesi i të kuqve u shpreh shkurt: “Nëse flas sot, do të ketë zjarr”.

27 Prill 2024, 19:16 Nga DOSJA
VIDEO / Plas tek Liverpool, zbulohet krisja mes Klopp dhe Salah!

ANGLI - Është një temë që pritet të diskutohet gjatë. Salah dhe Jurgen Klopp debatuan me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes mes Liverpoolit dhe West Hamit, e cila përfundoi në barazim 2-2 e që përkthehet tjetër humbje pikësh për “The Reds”.

Egjiptianit nuk i pëlqeu ajo që i tha trajneri i tij kur do të hynte në fushë. Salah refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarët pas fishkëllimës së fundit.

Në minutën e 80-të, kur trajneri i Liverpoolit po përgatitej ta hidhte në fushë, kamerat fokusuan momentin kur “Faraoni” po shkëmbente fjalë me Klopp.

Pas përfundimit të ndeshjes, Salah kaloi në zonën e intervistës së shpejtë. Ndonëse nuk ka bërë asnjë deklaratë për gazetarët për atë që ishte ndodhur, sulmuesi i të kuqve u shpreh shkurt: “Nëse flas sot, do të ketë zjarr”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Prill 2024, 16:00

De Ligt dëshiron të kthehet te Ajax

GJERMANI - Matthijs de Ligt (24) i mungon Ajax. Qendërmbrojtësi i fortë holandez i Bayern Munichut dëshiron të lu...