Sport

VIDEO / Manaj nuk ndalet, shënon golin e 18-të!

Vetëm Mauro Icardi i Galatasarayt (21) dhe Edin Dzeko i Fenerbahces (20) kanë shënuar më shumë se Manaj në Superligën turke.

27 Prill 2024, 19:41 Nga DOSJA
VIDEO / Manaj nuk ndalet, shënon golin e 18-të!

TURQI - Rey Manaj shënon golin e radhës në elitën e futbollit turk me Sivassporin., që është i 18-ti për sulmuesin lushnjar. 27-vjeçari i dhuroi fitoren skuadrës së tij në takimin shtëpiak përballë Konyasporit të Sokol Cikalleshit dhe Valon Ethemit.

Ishte minuta e 86’ kur Manaj mposhti portierin kundërshtar falë një “predhe” që e shtangu këtë të fundit.

Duke ndezur festën e tifozëve të Sivassporit në stadium dhe duke vulosur suksesin 1-0 për vendasit. Vetëm Mauro Icardi i Galatasarayt (21) dhe Edin Dzeko i Fenerbahces (20) kanë shënuar më shumë se Manaj në Superligën turke.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Prill 2024, 16:00

De Ligt dëshiron të kthehet te Ajax

GJERMANI - Matthijs de Ligt (24) i mungon Ajax. Qendërmbrojtësi i fortë holandez i Bayern Munichut dëshiron të lu...