Sport

VIDEO / Leverkuseni nuk dorëzohet kurrë, eviton sërish humbjen në shtesë!

Aspirinat” barazuan “in extremis” në “Bay Arena” përballë Stuttgartit, duke shmangur një humbje që dukej e sigurt, pasi miqtë ishin në epërsi të dyfishtë deri në minutën e 62-të.

27 Prill 2024, 21:13 Nga DOSJA
VIDEO / Leverkuseni nuk dorëzohet kurrë, eviton sërish humbjen

GJERMANI - Bayer Leverkusen ruan patheyshmërinë. “Aspirinat” barazuan “in extremis” në “Bay Arena” përballë Stuttgartit, duke shmangur një humbje që dukej e sigurt, pasi miqtë ishin në epërsi të dyfishtë  deri në minutën e 62-të.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në startin e së dytës, Fuhrich zhbllokoi rezultatin në favor të Stuttgartit.

10 minuta pas golit të parë (57’), Undav shënoi të dytin, duke dhënë përshtypjen se “Aspirinat” do të mposhteshin më në fund pas 45 ndeshje, por nuk ndodhi kështu.

Adli shkurtoi diferencën në 1-2 në minutën e 62-të, për të ardhur më pas në minutën e fundit shtesë me Andrich, duke bërë që të shpërthente festa te tifozët vendës.

<iframe width='640' height='400' src='https://gbggu099.tryupkora.com/embed/yryjSrppeRCWr' style='border:none;' allowfullscreen></iframe>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll