Sport

Dinamo dhe Laçi nuk shkojnë më tepër se një barazim pa gola!

Skënderbeu ka mposhtur Erzenin me shifrat minimale 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores.

27 Prill 2024, 20:21 Nga DOSJA

Dinamo dhe Laçi nuk shkojnë më tepër se një barazim

ELBASAN - Dinamo dhe Laçi kanë ndarë sot pikët në një barazim pa gola pas një dueli të luftuar në “Elbasan Arena”. Një barazim që nuk u shkon për shtat asnjë prej dy skuadrave për objektivat që kanë.

Pjesa e parë ishte pa ngjyrë, pasi skuadrat kishin frikë të pësonin gol dhe më shumë menduan që të mbroheshin dhe mbyllnin çdo hapësirë. Në të dytën, edhe pse kurbinasit e nisën me raste, blutë më pas morën kontrollin dhe krijuan më shumë para portës së Dajsinanit. Megjithatë, as ata nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës, duke mbyllur kështu sfidën në barazimin pa gola që lë çdo gjë të hapur për objektivat që kanë, përkatësisht “Final Four” dhe mbijetesën.

Ndërkohë, Skënderbeu ka mposhtur Erzenin me shifrat minimale 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Sfida u vulos që në minutën e 7-të nga Janaqi me golin e shënuar. Pavarësisht tentativave për të shënuar asnjëra prej skuadrave nuk ja doli.

Në minutën e 68-të, Erzeni ngeli me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Mëllugjës. Me këtë fitore Skënderbeu është në lojë për një vend në katërshe, ndërsa Erzeni duket se është më pranë rënies nga Kategoria.

Dinamo dhe Laçi nuk shkojnë më tepër se një barazim

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll