Sport

Flamujt problematikë, vuvuzelat, ushqimet… UEFA boton listën e objekteve të ndaluara në stadiume në finalet e ‘Euro 2024’

UEFA zbuloi listën e artikujve që tifozët nuk mund t'i marrin në stadiume

27 Prill 2024, 18:00 Nga DOSJA

Flamujt problematikë, vuvuzelat, ushqimet… UEFA boton listën e

ZVICER - UEFA ka zbuluar tashmë listën e objekteve që janë të ndaluara gjatë “Euro 2024”, veçanërisht brenda stadiumeve dhe në zonat ngjitur me to.

Prania e policisë pranë zonave gjermane do të jetë e jashtëzakonshme, për shkak të kërcënimeve të terrorizmit, dhe tani e dimë se cilat sende nuk mund të merren me vete në mjediset sportive gjatë ndeshjeve.

Askush nuk mund të hyjë me ushqime (përfshirë fruta, si mollë, portokall ose rrush), ose pije, me ose pa alkool. Të ndaluar janë karikuesit elektronikë të cigareve dhe pajisje të lidhura me këtë lloj pajisjeje.

Raketat, bilbilat, fishekzjarrët, vuvuzelat dhe megafonët janë gjithashtu të spikatur në këtë listë ndalimesh, siç janë flamujt, apo veshjet që aludojnë për Izraelin, Palestinën dhe regjimin nazist.

Dënimi për këdo që përpiqet të fusë një nga këto objekte në ambientet e ndeshjes është përjashtimi nga stadiumi dhe më pas denoncimi në polici. Rastet më të rënda do të dënohen me ndalim të rihyrjes në një nga stadiumet e “Euro 2024”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Prill 2024, 16:00

De Ligt dëshiron të kthehet te Ajax

GJERMANI - Matthijs de Ligt (24) i mungon Ajax. Qendërmbrojtësi i fortë holandez i Bayern Munichut dëshiron të lu...