Politike

Kërkon të betohet si kryebashkiak, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Fredi Belerit

Beleri ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelie për të kryer betimin e tij si kryebashkiak i Himarës rekurse të cilat janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i GJKKO-së.

25 Prill 2024, 12:58 Nga N.F
Kërkon të betohet si kryebashkiak, Gjykata e Lartë shqyrton sot
Fredi Beleri

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca për rekursin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri në Gjykatën e Lartë. Beleri ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelie për të kryer betimin e tij si kryebashkiak i Himarës rekurse të cilat janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i GJKKO-së.

Seanca gjyqësore është parashikuar që të nisë në orën 13:30. ndërkohë pritet të mësohet qëndrimi i gjykatës së Lartë në lidhje me rekursin e Belerit.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohej se siguroi vota kundrejt pagesave. Ndonëse i arrestuar, Beleri kandidat i "Bashkë Fitojmë" u shpall fitues në zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë. Ndërkohë Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 5 mars që ta shpallë fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe e dënoi atë me 2 vjet burg. Beleri ka bërë vazhdimisht rekurs për tju lejuar betimi si kryebashkiak por gjykata ja ka rrëzuar kërkesat e bëra.

fredi beleri kryebashkiaku i zgjedhur i himares zgjedhjet e 14 majit

Sondazh

Poll