Politike

Zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale, Manja: Kursehen 30 mln euro në buxhetin e shtetit, sot lirohen 780 të burgosur

Gjatë një deklarate për gazetarët jashtë burgut të Rrogozhinës, Manja tha se nga lirimi i të dënuarve që përfitojnë nga Amnistia, kursehen 30 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ai më tej shtoi se për një të burgosur kostoja që i faturohet shtetit është 35.6 euro në ditë.

24 Prill 2024, 13:49 Nga N.F
Zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale, Manja: Kursehen 30 mln euro
Ulsi Manja

TIRANË- Ditën e sotme nis zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Rreth 1100 të dënuar përfitojnë nga ky ligj, ku 700 prej tyre do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Në lidhje me hyrjen në fuqi të ligjit ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Gjatë një deklarate për gazetarët jashtë burgut të Rrogozhinës, Manja tha se nga lirimi i të dënuarve që përfitojnë nga Amnistia, kursehen 30 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ai më tej shtoi se për një të burgosur kostoja që i faturohet shtetit është 35.6 euro në ditë.

“Në këtë institucion është numri më i madh I të dënuarve që lirohen nga kjo amnisti. Në shkallë vendi në të gjitha burgjet do të lënë sot qelitë rreth 780 të dënuar. Kjo shifër pritet të rifreskohet. Mos harroni se kostoja e një të dënuari në ditë është 36.5 euro. Çfarë do të thotë se nga kjo amnisti buxheti i shtetit kursen 30 milionë euro” theksoi ministri.

 

ulsi manja amnistia penale burg

Sondazh

Poll