Politike

"Po lehtësojnë Ramën", Bardhi i përgjigjet Bashës: Tregoje se kush janë bashkëpunëtorët që hynë mik për të mos firmosur për Xhaçkën

Në deklaratën e shkurtër për gazetarët, tha se Basha i ka hyrë në qejf që të flasë me veten, ndërsa e akuzoi këtë të fundit se i kanë hyrë mik bashkëpunëtorët e tij për të mos firmosur për mandatin e Xhaçkës.

24 Prill 2024, 12:58 Nga r.ll
"Po lehtësojnë Ramën", Bardhi i përgjigjet
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur nga Gjykata Kushtetuese Lulzim Bashës, sa i takon qëndrimit të këtij të fundit për mandatin e Xhaçkës. Në deklaratën e shkurtër për gazetarët, tha se Basha i ka hyrë në qejf që të flasë me veten, ndërsa e akuzoi këtë të fundit se i kanë hyrë mik bashkëpunëtorët e tij për të mos firmosur për mandatin e Xhaçkës.

“Zoti Basha, edhe pse s’do të doja të merresha me të. Atij i ka hyrë në qejf që të flasë me veten. Zoti Basha nuk ka firmosur as herën e parë për zotin Xhaçka. Ai i di arsyet. Ai është një nga ata deputetë që nuk ka pranuar as të firmosë për mocionin. Arsyet pyetini. Se kush janë bashkëpunëtorët e tij që kanë miqësi me Oltra Xhaçkën që kanë ndërhyrë te zoti Basha për të mos firmosur pro. Basha flet me vete dhe i shkon të flasë me vete. E vetmja rrugë që kërkon të zgjidhë çështjet është GJK. Kushdo që bashkohet me maxhorancën, mund të shkojë tek byrektorja e zotit Basha. Unë nuk di që duke bllokuar Foltoren, i hiqet mandati Olta Xhaçkës. Ne mund të bërtasim sa të duam, kur u mor vendimi, por duhet të bëjmë padi që mandati i Olta Xhaçkës të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Basha ka refuzuar të nënshkrujë për të dërguar në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.”, tha Bardhi.

Në një konferencë për mediat, Lulzim Basha ka dalë kundër lëvizjes së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të çuar sërish në Kushtetuese mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka. Basha u shpreh se se Gjykata Kushtetuese foli një herë për këtë çështje dhe se kthimi sërish atje është një lehtësim që i bëhet kryeministrit Edi Rama. 

gazment bardhi lulzim basha

Sondazh

Poll