Politike

Protestë kombëtare? Basha: Nuk jemi antibiotik për infeksionin e një pjese të opozitës, Rama qep ligje e vendime me porosi

Basha tha se shqiptarët presin alternativën dhe se grupimi i tij duhet të argumentojë qëndrimin në lidhje me problemet.

24 Prill 2024, 12:04 Nga M.B
Protestë kombëtare? Basha: Nuk jemi antibiotik për infeksionin e
Lulzim Basha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët nëse PD do të thërrasë një protestë kombëtare, tha se protestat nuk janë antibiotik për infeksionin e një pjese të opozitës. Gjatë një konference pështyp, Basha tha se shqiptarët presin alternativën dhe se grupimi i tij duhet të argumentojë qëndrimin në lidhje me problemet. Sipas tij, Kryeministri Edi Rama, ligje e vendime me porosi dhe korrupsioni është problem madhor.

“PD ka thirrur protesta dhe do të thërrasë sërish. Por nuk është antibiotik për infeksionin e një pjese të opozitës.
Shqiptarët presin alternativën, duhet të argumentojmë qëndrimin tonë në lidhje me problemet e shqiptarëve.
Rama qep ligje e vendime me porosi. Korrupsioni është problem madhor”, tha ai.

lulzim basha

Sondazh

Poll