Politike

Përfitoi nga Amnistia/ Ish-kryebashkiaku i Lezhës lë burgun e Reçit: Mos e provoftë askush!

Frrokaj u dënua nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, lidhur me tjetërsimin e pronave të Rana e Hedhun në Shëngjin. 

24 Prill 2024, 13:22 Nga r.ll
Përfitoi nga Amnistia/ Ish-kryebashkiaku i Lezhës lë burgun e
fran frrokaj

SHKODËR-  Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është liruar nga burgu i Reçit, pasi përftoi nga zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale.

“Përshëndetje për të gjithë. Shëndet dhe mbarësi për familjet e tyre. Uroj të mos ta provojë askush”, ishte mesazhi i Frrokajt pas daljes nga burgu.

Frrokaj u dënua nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, lidhur me tjetërsimin e pronave të Rana e Hedhun në Shëngjin. Ish-kryebashkiaku përveç dënimit me burg, është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Asokohe, bashkë me Frrokajn janë dënuar dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë Lezhë, të cilët akuzohen po për të njëjtën ngjarje. 

Ndëkohë, në burgun e Reçit nga aministia përfitojnë 140 të dënuar. “Përfitues janë ata që nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë. Amnistia zgjidh dhe mbipopullimin e burgut” tha drejtori i burgut të Reçi Paulin Rajda.

Rreth 1100 të dënuar përfitojnë nga ky amnistia penale, ku 700 prej tyre do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia, gjithashtu përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo falje do të përfitojnë personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024.

Nga amnistia penale përfitojnë po ashtu të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin. Nga amnistia do të përfitojnë 11 gra, dhe 11 të mitur që lirohen menjëherë. Amnistia Penale u miratua në Parlament më datë 4 prill me 110 vota pro, me konsensus mes maxhorancës dhe opozitës, ndërkohë që u kundërshtua nga Partia Demokratike e vulës.

fran frrokaj amnistia penale burgu i recit

Sondazh

Poll