Politike

"Faqe e zezë!" Protestat para Bashkisë së Tiranës, Basha: Nuk mbështesim Metën, solli në pushtet Ramën, pazarxhi kronik

Sipas Bashës besueshmëria në këtë rast lë shumë për të dëshiruar. 

24 Prill 2024, 12:10 Nga M.B
"Faqe e zezë!" Protestat para Bashkisë së Tiranës,
Lulzim Basha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha është pyetur sot nga gazetarët, gjatë një konference për shtyp, në lidhje me protestat te bashkia e Tiranës. Basha shprehu qëndrimin e tij kundër teksa tha se nuk do të mbështeste kurrsesi një protestë ku në krye është Meta që ka sjellë në pushtet Ramën. Sipas Bashës besueshmëria në këtë rast lë shumë për të dëshiruar. Ai tha se të thërrasë në protestë kundër korrupsionit në bashki dhe të vësh në krye Ilir Metën është autogol. Basha shtoi se Ilir Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve dhe se është përfituesi më i madh i Ramës. 

“Protesta është e duhur, por që protesta të jetë e duhur nuk mund të bëhet me Ilir Metën. Ata njerëzit e metës kanë votuar pro për ngritjen e taksave. Ai e ngriti në pushtet Edi Ramën. Tani më ngrenë aty në piedestal Metën. Faqe e zezë. Ata që për interesa personale i vunë minat opozitarizmit, është koha që të bëjnë reagim. Besueshmëria në këtë rast lë shumë për të dëshiruar. Sa më shumë ta zgjasim këtë, aq më shumë i zhysim ata.. Jam kundër hipokrizisë. Po promovohet një karkazë politikë. Të thërrasë në protestë kundër korrupsionit në bashki dhe të vësh në krye Ilir Metën. Ky është autogol. Ata janë autorë të ardhjes në pushtet të Ramës...

Ilir Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve disa të tjerë si ai hedhin gurin fshehin dorën, më pas u puth me Edi Ramën në Shkodër në prani të Tadiç. Shkoi dhe u bë me Ramën. Ai është përfituesi më i madh i Ramës. Për ne Ilir Meta i ka mbyllur diskutimet. Ai mbajti në pushtet në 2017-ën Ramën. Madje dhe me çmenduritë në 2021 në Malin me Gropa. Për ne ka pushuar si faktor politik. Me metën dhe LSI, PD i nuk ka për të pasur asnjë marrëdhënie politike. Është pazarxhi kronik. Problemet si ka më me PD, as me qytetarët, por i ka aty ku i ka dhe të përballet me to”, tha Basha.

lulzim basha

Sondazh

Poll