Politike

Raporti i DASH/ "Korrupsioni, problemi më madhor i qeverisë", Basha: Do të dorëzoj në Kuvend amendamente në mbështetje të SPAK-ut

Basha tha se një nga problemet madhore të kësaj qeverie është korrupsioni, dhe kjo sipas tij lidhet me krizën ekonomike dhe koston e jetesës. Më

24 Prill 2024, 12:02 Nga r.ll
Raporti i DASH/ "Korrupsioni, problemi më madhor i
lulzim basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha në një konferencë të zhvilluar me gazetarët ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku evidentohen disa problematika për Shqipërinë.

Basha tha se një nga problemet madhore të kësaj qeverie është korrupsioni, dhe kjo sipas tij lidhet me krizën ekonomike dhe koston e jetesës. Më tej, ai shtoi se PD e vulës do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK me misionin në luftën ndaj korrupsionit. 

“Raporti i DASH i cili konfirmon atë që shqiptarët e dinë dhe prekin çdo ditë, që korrupsioni është problemi më i madh kësaj qeverie dhe vendit. Kjo lidhet me krizën ekonomike dhe koston e jetesës. Korrupsioni ushqehet çdo ditë nga qeveria e Ramës përmes skemave që sa vijnë e sofistikohen. Në qendër të piramidës është Rama se nuk mund të ketë një qeverisje kaq të korruptuar dhe në krye të jetë një kryeministër i ndershëm.

Kjo konfirmon luftën ndaj korrupsionit si prioritet kombëtar. SPAK lindi si nevojë për të luftuar nivelin gjigand të korrupsionit.
Ndaj përsëris thirrjen për çdo faktor politik, të forcojmë një fron të përbashkët me të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi.
Vlerësoj punën e jashtëzakonshme nga OJQ dhe i bëj thirrje atyre dhe donatorëve të huaj të mos reshtin përpjekjet.
PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK me misionin që ka marrë përsipër”, tha ai.

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, vazhduan të ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të botuar të hënën. DASH nënvizon se nuk ka pasur ndryshime të konsiderueshme në situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2023.

 

lulzim basha

Sondazh

Poll