Politike

Dorëzoi padinë në Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: GJK të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur nga Kuvendi

Demokrati tha se po ndodh për herë të parë, që ndërsa SPAK po heton grabitjen e 11 mijë metër katror tokë nga Xhaçka, Kuvendi refuzon që të zbatojë vendimet e drejtësisë.

24 Prill 2024, 12:49 Nga r.ll
Dorëzoi padinë në Kushtetuese për mandatin e
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese për herë të dytë padinë për mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka. Bardhi u shpreh se padia ka të bëjë me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se GJK duhet të mblidhet me urgjencë dhe sipas tij të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur nga Kuvendi. Demokrati tha se po ndodh për herë të parë, që ndërsa SPAK po heton grabitjen e 11 mijë metër katror tokë nga Xhaçka, Kuvendi refuzon që të zbatojë vendimet e drejtësisë.

Bardhi: 44 deputetë kemi firmosur padinë në GJK të Olta Xhaçkës, që mbrohet nga Edi Rama. Kuvendi ka shpallur veten sovran ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mbi të gjitha padia ka të bëjë me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. GJK do të duhet të mblidhet me urgjencë dhe të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur nga Kuvendi. Nuk ka ndodhur kurrë që të hidhen në kosh me votë politike vendimet e GJK. Ndodh për herë të parë, që ndërsa SPAK po heton grabitjen e 11 mijë metër katror tokë nga Olta Xhaçka, Kuvendi refuzon që të zbatojë vendimet e drejtësisë. Deputetët e opozitës nuk lënë çështjet rrugës.

gazment bardhi mandati i olta xhackes gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll