Politike

Komisioni për Shëndetësinë/ Vokshi: Ka një muaj që deputetët e PS po bllokojnë kërkesat për informacion me urdhër të Ramës

Në seancën e djeshme pas rreth 3 orëve mbledhjeje të karakterizuar nga debatet komisioni nuk arriti të votojë dërgimin e kërkesave për informacion drejtuar institucioneve.

24 Prill 2024, 11:48 Nga r.ll
Komisioni për Shëndetësinë/ Vokshi: Ka një muaj që
albana vokshi

TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi në një konferencë për mediat anëtarët e Partisë Socialiste tentuan të pengonin ditën e djeshme punën e komisionit. Vokshi tha se ka një muaj që deputetët e PS me urdhër të kryeministrit Edi Rama, për të mbuluar korrupsionin e për të mos bërë transparencë, bllokojnë kërkesat për informacion.

"Koncesionet, abuzimet me to kanë sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarë e shqiptarë. Mes dhjetëra bojkoteve, PS dje kishte përgatitur një tjetër plan bllokimi. Që dje hodhi planin 3 javor, pa pasur asnjë justifikim për të bojkotuar mbledhjen. Më pas rrëzuan kërkesat për informacion, të cilat janë hapi i parë për hetimin parlamentar. Ka një muaj që PS, deputetët e saj, me urdhër të Edi Ramës, për të mos bërë transparencë, për të mbuluar korrupsionin, për të mos dalë të emri i Ramës, Beqajt, Manastirliut, kanë vendosure që të bllokojnë kërkesat për informacion. Refuzojnë që të pranojnë të kalojnë për miratim kërkesat. Ekspertët e PS kishin disa vërejte të vogla. Ndërsa për shkresat dërguar spitale publike refuzonin të kërkoheshin të dhëna mbi emrat e personave që kanë kryer Check Up-in, ndërkohë që e dimë që këtu janë bërë shkeljet më të mëdha me persona që nuk jetojnë më apo që e kanë bërë dy herë brenda vitit. Nënkryetari dhe sekretari gënjyen publikisht duke thënë që kërkesat nuk i kanë marrë, kur më 5 prill iu kam dërguar. Një pjesë tjetër që dua të ndaj me ju është që nuk duan të bëjnë transparencë.", tha ajo. 

Në seancën e djeshme pas rreth 3 orëve mbledhjeje të karakterizuar nga debatet komisioni nuk arriti të votojë dërgimin e kërkesave për informacion drejtuar institucioneve. Anëtarët e mazhorancës propozuan që votimi për kërkesat për informacion të shtyhen për në mbledhjen e radhës që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00. Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit. PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009 dhe ka shtuar se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish-drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

 

albana vokshiu komisioni per shendetesine

Sondazh

Poll