Politike

Raporti i DASH për Shqipërinë/ Xhixho: Qeveria është e zhytur në korrupsion dhe ka kapur drejtësinë

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, vazhduan të ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të botuar të hënën.

24 Prill 2024, 10:22 Nga r.ll
Raporti i DASH për Shqipërinë/ Xhixho: Qeveria është e
erisa xhixho

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut ka certifikuar edhe njëherë shqetësimin e ngritur prej vitesh nga opozita dhe shoqëria civile.

Përmes një postimi në Facebook, Xhixho thekson se qeveria është e zhytur në korrupsion, ka kapur drejtësinë, ka bërë presion mbi mediat, ka përdorur administratën në zgjedhje, si dhe ka blerë vota.

POSTIMI I PLOTË:

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut certifikon edhe njëherë shqetësimin e ngritur prej vitesh nga opozita dhe shoqëria civile për qeverinë e zhytur në korrupsion, kapjen e drejtësisë, presionin mbi mediat, përdorimin e administratës në zgjedhje, blerjen e votës.

Raporti evidenton në mënyrë të veçantë:

Tenderat, PPP dhe korrupsionin e pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes

Presionin politik, frikësimin, korrupsioni dhe burimet e kufizuara që kanë penguar gjyqësorin të funksionojë plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase

Keqpërdorimin e burimeve administrative në nivel qendror dhe lokal, ankesat për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, si edhe njoftime për blerje votash

Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente

Raporti i DASH është kambana e radhës e alarmit për keqqeverisjen dhe abuzimin alarmant me pushtetin në Shqipëri. Një abuzim që nis nga zyrat e bashkive më të vogla e shkon deri në zyrën e kryeministrit.

Korrupsioni dhe abuzimi hapur me pushtetin po shuan shpresën e shqiptarëve se Shqipëria mund të bëhet. Ne kemi detyrimin ta rikthejmë këtë shpresë.

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, vazhduan të ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të botuar të hënën. DASH nënvizon se nuk ka pasur ndryshime të konsiderueshme në situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2023.

erisa xhixho raporti i dash per shqiperine

Sondazh

Poll