Sport

Mark Wahlberg "mashtron" Beckham: David e padit aktorin për 10 milionë dollarë!

Gjykatësi ka pranuar një padi nga David Beckham kundër Mark Wahlberg, për shkak të një mosmarrëveshjeje me kompaninë e fitnesit 'F45'

22 Prill 2024, 11:29 Nga DOSJA

Mark Wahlberg "mashtron" Beckham: David e padit aktorin për 10

SHBA - ‘DB Ventures Ltd’, kompania e David Beckham (pronar edhe i Inter Miami i MLS), ka paditur ‘F45’, kompaninë e fitnesit të Mark Wahlberg për një total prej 10 milionë dollarësh.

Gazeta ‘Sun’ raporton se Beckham ishte “mashtruar” nga Wahlberg. Ish-ylli i kombëtares angleze kishte një marrëveshje me ‘F45 Training’, një kompani në të cilën aktori Mark Wahlberg ka 36% të aksioneve dhe është drejtor.

Menjëherë pas kësaj, aksionet ranë dhe David Beckham, i cili promovonte kompaninë në rrjetet sociale, mbeti pa marrë 10 milionë dollarët, që kishte rënë dakord me Mark Wahlberg.

Edhe Terrell Owens ngriti të njëjtin lloj padie kundër ‘F45’ në 2017 duke kërkuar 700.000 dollarë.

Po cila është kompania e fitnesit e Mark Wahlberg ‘F45’? Ajo ofron "stërvitje grupore funksionale inovative, me intensitet të lartë që janë të shpejta, argëtuese dhe ushtruesit marrin rezultate" në 60 vende të botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll