Sport

Ribashkimi emocionues mes Verrattit dhe Neymar, pas shumë kohësh…

Dy miqtë, pasi jetuan për një kohë të gjatë te PSG, u ‘takuan’ sërish pas një periudhe të gjatë pa u parë.

22 Prill 2024, 10:30 Nga DOSJA

Ribashkimi emocionues mes Verrattit dhe Neymar, pas shumë

ARABIA SAUDITE - Marco Verratti dhe Neymar u bënë miq, pasi luajtën së bashku për shumë vite në PSG. Këtë verë, klubi kryeqytetas francez vendosi të kthejë një faqe të rëndësishme në historinë e klubit dhe i shiti të dy yjet e tij.

Më pas mesfushori italian iu bashkua Katarit për të mbrojtur ngjyrat e Al Arabit për dyzet e pesë milionë euro, ndërsa braziliani u shit te Al-Hilal për nëntëdhjetë milionë euro. 

Pas sezonit të shënuar nga një dëmtim shumë i rëndë në gju për Neymar në Arabinë Saudite dhe një vend zhgënjyes i gjashtë në renditjen e Katarit, për Marco Verratti, të dy lojtarët e gjetën sërish njëri-tjetrin.

Në fakt, në llogarinë e tij në Instagram, italiani ka postuar një foto të dy lojtarëve të përqafuar, pas shumë kohësh pa u parë. Ky i fundit e ka shoqëruar foton me një mesazh shumë të qartë: “Të dua vëllai im”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll