Sport

POLEMIKA/ Teknologjia 3D analizon 'golin fantazmë' të Barcelonës në ‘El Clasico’: topi nuk e ka kaluar vijën e portës…

Canal + France dhe Bein Sports analizuan me teknologjinë 3D goditjen e Lamile Yamal që Lunin e mori nga porta. Sipas tyre topi nuk e kaloi plotësisht vijën e portës.

22 Prill 2024, 09:00 Nga DOSJA

POLEMIKA/ Teknologjia 3D analizon 'golin fantazmë' të

SPANJE - Loja e diskutueshme e 'golit fantazmë' në ‘El Clasico’ që Real Madridi fitoi 3-2 kundër FC Barcelona ka krijuar polemika të mëdha.

Pa aplikimin e teknologjisë së 'syrit të skifterit' është e vështirë të shihet nëse gjuajtja e Lamine Yamal, e larguar nga Lunin nën shtylla e kaloi plotësisht vijën e portës.

Canal + France aplikoi, me fotografitë e disponueshme të kamerës, teknologjinë 3D për të rikrijuar episodin dhe për të verifikuar që topi nuk e kapërceu plotësisht vijën e portës.

Një teknologji e ngjashme, dhe me të njëjtin rezultat, u aplikua në Being Sports .

Sa do të kushtonte aplikimi i teknologjisë së ‘Hawk eye’ në Spanjë?

Zbatimi i teknologjisë 'Hawk eye' do t'i kushtonte La Ligës katër milionë euro në sezon, dy milionë për Kategorinë e Parë dhe dy të tjera për të Dytën. Kjo teknologji tashmë po i bashkohet garave të tilla si Champions League, Premier League ose Bundesliga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll