Sport

Vinicius mbështet tifozët, që tallen me festën e Fermín: "Ai mendoi se ishte Bellingham"

Braziliani ka reaguar ndaj një mesazhi me foton e culé

22 Prill 2024, 09:30 Nga DOSJA

Vinicius mbështet tifozët, që tallen me festën e

SPANJE - ‘El Clasico’ në ‘Bernabéu’ u mbyll në favor të Real Madridit. 3-2 i Jude Bellingham në minutën e 91-të përmbysi rezultatin dhe i lejoi skuadrës së Carlo Ancelottit të qëndronte 11 pikë para Barcelonës me 18 lojëra për të luajtur. Duket se e qartë se e vetmja gjë që mungon është caktimi i një date për të ngritur kupën.

Por në momentin e golit të Fermín, 1-2, situata ishte shumë ndryshe. Barça lëvizi në pesë pike diferencë dhe rihapi luftën për titull. Lojtari i Barçës shkoi në skajin verior të  ‘Santiago Bernabeu’, për të festuar golin e tij. Dhe aty, në billbord, ai hapi krahët në një gjest që të kujton festën e Jude Bellingham.

Një gjest që pas përfundimit të ndeshjes, u bë burim talljeje për një pjesë të tifozëve të Real Madridit në Twitter. “Ai mendoi se ishte Jude Bellingham”,- shkroi një përdorues në Twitter. Një postim në Twitter, që nuk do të kishte shkuar më tej, nëse nuk do të kishte reaguar Vinicius Junior.

Sulmuesi i Real Madridit iu përgjigj mesazhit me një fytyrë të buzëqeshur. Dhe reagimi i tij shumëfishoi jehonën e mesazhit, sepse përgjigja e Vinicius filloi të përhapet në të gjithë rrjetin social.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll