Sport

VIDEO/ PSG një hap larg titullit, Luis Enrique i lumtur: “Javë madhështore!”…

“Pas ndeshjes me Barcelonën nuk e dija si do të shkonte, por ekipi ishte prezent dhe i saktë, jam shumë i sigurt dhe shumë i lumtur”,- tha ai për Prime Video

22 Prill 2024, 08:30 Nga DOSJA

VIDEO/ PSG një hap larg titullit, Luis Enrique i lumtur: “Javë

FRANCE - Paris Saint-Germain mundi Lyon 4-1 në fundin e së dielës, në ndeshjen së 29-të të Ligue 1, duke rritur kështu epërsinë ndaj të dytit në renditje, që tani është Monaco, në 11 pikë.

Një sukses që i afron parizienët edhe më pranë titullit, dhe i arritur pa Kylian Mbappé e Ousmane Dembélé, të cilët mbetën në stol.

Ky është komenti i Luis Enrique pas ndeshjes: "Ne e filluam shkëlqyeshëm, duke treguar një nivel shumë të lartë. Arritëm të mbajmë topin dhe të krijojmë raste. Jam shumë i kënaqur me rezultatin, ndeshjen dhe javën.

Pas ndeshjes me Barcelonën nuk e dija si do të shkonte, por ekipi ishte prezent dhe i saktë, jam shumë i sigurt dhe shumë i lumtur”,- tha ai për Prime Video.

"Kur je profesionist, duhet të luftosh në çdo ndeshje, duke u përpjekur t'u japësh lojtarëve të tu besimin e nevojshëm për të fituar. Nuk ka asgjë të veçantë në atë që po bëjmë. Sekretet? Puna, vrapimi, lufta për ekipin, klubin, tifozët...".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll