Sport

VIDEO/ Goli fantazmë në ‘Bernabeu’, por mungon teknologjia e vijës së portës. Ter Stegen: “Eshtë turp, nuk kam fjalë”

Në Spanjë, e pabesueshme të thuhet, mungon teknologjia e vijës së portës dhe gjyqtari u mbështet në VAR, për të vërtetuar vendimin dhe për të mos çertifikuar golin.

22 Prill 2024, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Goli fantazmë në ‘Bernabeu’, por mungon teknologjia

SPANJE - Jude Bellingham vendosi ‘El Clasicon’ mes Real Madridit dhe Barcelonës në minutën e 91-të. 3-2 në ‘Bernabeu’ i lejon skuadrës së Ancelottit të ngjitet në +11 në renditje dhe të pretendojë titullin.

Sipas të gjitha gjasave, ‘Blaugrana’ nuk do të jetë në gjendje të konfirmojë fitoren e sezonit të kaluar; mbrëmë, Lewandowski dhe shokët e tij besuan te fitorja për një kohë të gjatë dhe kaluan dy herë në avantazh, por gjithmonë pësuan rikthimin e kundërshtarit.

Dy herë, ose më mirë tre, sepse Barcelona ishte e bindur se kishte gjetur golin e momentit 2-1 që në pjesën e parë: me kokë të Yamal, pasi Lunin e largoi topin nga vija fatale.

Në Spanjë, e pabesueshme të thuhet, mungon teknologjia e vijës së portës dhe gjyqtari u mbështet në VAR për të vërtetuar vendimin dhe për të mos çertifikuar golin.

Imazhet në fakt nuk e sqarojnë dyshimin, episodi mbetet i diskutueshëm dhe sigurisht që do të shkaktojë diskutim. Portieri Marc-André ter Stegen foli për këtë në fund të ndeshjes:

VIDEO/ Goli fantazmë në ‘Bernabeu’, por mungon teknologjia

"Është turp që nuk gjetën imazhin për të vërtetuar golin. Nuk kam fjalë të përshkruaj atë që ndodhi, ajo që përjetuam sot kundër Real Madridit është një turp i vërtetë, që La Liga shpërndan shumë para, por nuk ndihmon në rregullimin e gjërave më të rëndësishme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll