Sport

Thirrja ironike e tifozëve të Real Madridit në El Clasico: "Xavi, qëndro. Xavi, qëndro!"...

Tifozët e Real Madridit thirrën: "Xavi, qëndro. Xavi, qëndro, qëndro Xavi!" në ‘Santiago Bernabeu’ edhe pas ndeshjes

22 Prill 2024, 10:52 Nga DOSJA

Thirrja ironike e tifozëve të Real Madridit në El Clasico:

SPANJE - Tifozët e Real Madridit festuan fitoren e tyre 3-2 në ‘El Cásico’ kundër FC Barcelona me një gol të Bellingham në minutën e 91-të, teksa thërrisnin: "Xavi, qëndro. Xavi, qëndro, Xavi qëndro!" ndaj trajnerit rival.

Kënga ironike kushtuar trajnerit të Barcelonës, u përsërit në ‘Bernabeu’ edhe pas ndeshjes. Xavi, i cili ka kontratë deri në vitin 2025, ka njoftuar se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Megjithatë, FC Barcelona ende ëndërron për vazhdimësinë e Xavi Hernández, i cili në fund të janarit njoftoi se do të largohej nga posti i tij në fund të sezonit.

“Dua të njoftoj se më 30 qershor nuk do të vazhdoj më si trajner. Ne kemi folur dhe situata meriton një ndryshim kursi dhe nuk mund ta lejoj këtë situatë si kullë. E kisha vendosur para disa ditësh. Ka shkuar, është momenti që klubi ka nevojë për një ndryshim të dinamikës, duke menduar për lojtarët,”- ka thenë Xavi në fund të ndeshjes kundër Villarrealit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll