Sport

VIDEO / “El Clasico” mbyll kampionatin në Spanjë, Reali drejt kurorëzimit

Los Blancos” triumfuan 3-2 me përmbysje në “El Clasico”, ndaj Barcelonës, duke e çuar në 11 pikë diferencën me rivalët e përjetshëm kur kanë mbetur edhe 18 pikë në lojë.

21 Prill 2024, 23:51 Nga DOSJA
VIDEO / “El Clasico” mbyll kampionatin në Spanjë, Reali

SPANJE - Reali i Madridit “hipotekon” titullin e e La Ligas. “Los Blancos” triumfuan 3-2 me përmbysje në “El Clasico”, ndaj Barcelonës, duke e çuar në 11 pikë diferencën me rivalët e përjetshëm kur kanë mbetur edhe 18 pikë në lojë.

Një përballje emocionuese dhe spektakolare në “Bernabeu”, ku u shënuan disa episode që sigurisht do të pasohen me polemika, si rasti i pretendimit të një goli nga Barcelona, por që nuk u konfirmua nga VAR se topi e kishte kaluar vijën fatale, apo momenti i penalltisë së fituar nga Lucas Vasquez.

Shënuan të parët “blaugranat” me Christensen, më pas barazoi Vinicius me penallti. Në pjesën e dytë shënoi Fermin golin e 1-2, por Reali u kundërpërgjigj me Lucas Vasquez dhe Bellingham në kohën shtesë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll