Politike

"O paskemi mysafire", Meta mbërrin në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL-së, përgjigja e Kryemadhit: Ne jemi të shtëpisë!

Në bluzën e Kryemadhit shkruhej anglisht "Here I am", që përkthehet në shqip "Jam këtu". 

19 Prill 2024, 18:34 Nga r.ll
"O paskemi mysafire", Meta mbërrin në mbledhjen e Komitetit
ilir meta, monika kryemadhi

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, ku është takuar me Elona Gurin, anëtare e kryesisë së PL-së dhe Monika Kryemadhin, ish-drejtuesen e kësaj partie. 

Në momentin kur Ilir Meta u fut në sallë, ai tha “Paskemi mysafirë”, ndërsa Monika Kryemadhi u përgjigj duke thënë: Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë.

Rreth një orë para nisjes së kësaj mbledhje, Kryemadhi shkruante në rrjetet sociale, se çdo tentativë imponuese përjashtuese nuk i shërben ringritjes së partisë. Ajo shkruan se e drejta për t'u përmirësuar është për këdo. Pak minuta para nisjes, Kryemadhi ka dashur të dërgojë edhe një tjetër "mesazh". Në bluzën e saj shkruhej anglisht "Here I am", që përkthehet në shqip "Jam këtu". 

monika kryemadhi ilir meta

Sondazh

Poll